
Markues tumoral i mëlçisë 🧪
Alfa-fetoproteina (AFP) është një proteinë që prodhohet normalisht nga fetusi gjatë zhvillimit, si dhe nga mëlçia dhe disa inde të tjera gjatë fazës së hershme të jetës. Nivelet e AFP janë zakonisht të ulëta te të rriturit e shëndetshëm.
Rritja e saj te kjo fashë e popullsisë mund të sinjalizojë:
Mjeku mund të kërkojë testin e AFP-së nëse:
Testi realizohet përmes një analize gjaku, pa ndonjë përgatitje specifike. Rezultatet zakonisht dalin brenda ditës.
Zakonisht < 10 ng/mL (norma mund të ndryshojë nga një pajisje në tjetrën).
🔎 Interpretimi i AFP bëhet gjithmonë në kontekst me simptomat klinike, analizat e tjera laboratorike dhe ekzaminimet imazherike, si ekografia ose skaneri CT.
PO. AFP përdoret shpesh si mjet kontrolli (“screening”) ose check-up te personat me rrezik të lartë për kancer të mëlçisë, sidomos ata me:
Kombinohet zakonisht me ekografi abdominale periodike për një vlerësim më të saktë.
Testi AFP është një analizë e thjeshtë por shumë e vlefshme, që mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të problemeve serioze, veçanërisht të lidhura me mëlçinë dhe disa lloje tumoresh.
📅 Konsultohuni me mjekët tanë në Klinika Kajo për të kuptuar nëse testi AFP është i nevojshëm për ju dhe si mund t’ju ndihmojë në ndjekjen e shëndetit tuaj.
KUJDES! Teksti në këtë faqe është shkurtuar dhe thjeshtësuar për t'u bërë më i kuptueshem nga pacienti mesatar. Ai ka si qëllim informimin e publikut dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të zëvendësojë konsultat mjekësore të specializuara.
Politikat e Privatësisë
Copyright ©2025 Klinika Kajo. Designed By Vizional